Shega Trans - Kompani transporti ndërkombëtar

Kush jemi ne

Gjithmonë në kohën, në vëndin dhe në menyrën e duhur

Shega Trans Sh.a. është partneri më i besueshëm në transportin e mallrave, për shumicën e bizneseve më të mëdha dhe më të rëndësishme në Shqipëri dhe më gjërë.

Fushat ku operojmë

Në dy fushat kryesore të transportit ndërkombëtar të mallrave, atë tokësor me kamion dhe detar me kontenier, ne ofrojmë shërbime të cilësisë më të lartë dhe kryesorja brënda afateve kohore. Shega Trans Sha ofron transport detar me kontenier nga cdo port i botës drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. Ne disponojmë të gjitha kapacitetet transportuese dhe përpunuese për këtë lloj transporti, me një staf të specializuar që ndjek me perkushtim cdo hap të procedurave deri në destinacionin final të ngarkesës.


  • Transport Tokësor
  • Transport Detar
  • Transport pasagjerësh
  • Shërbime speciale transporti

Sherbimet dhe siguria

Në rrugë tokësore, trajtojmë volumin më të madh të importeve dhe eksporteve në vend nga Rajoni dhe Europa drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. Klientët tanë, në varësi të nevojave të tyre mund të zgjedhin nga shërbim grupazh në ngarkesë të plotë dhe variante të tjera.

Mallrat janë të siguruara në cdo kohë nga sisteme të sofistikuara "track and tracing" pasi falë instalimit të aparaturave GPS në të gjithë kamionët e flotës, ato monitorohen 24h/24h nga salla operative.

Përse Shega Trans

  • Transport i shpejtë

    Ne ofrojmë të tre llojet e transportit të mallrave: transport tokësor, detar dhe ajror. Duke kombinuar këto tre sherbime eshtë e sigurtë që ekspertet tanë do të gjejnë rrugën më të shkurtër për ngarkesën tuaj.

  • Staf me eksperiencë

    Shega Trans operon në transportin e mallrave që nga korriku 2000. Tek ne do të gjeni një staf ekspert dhe gjithmonë të gatshëm që t'ju ndihmojë.

  • Transport i sigurtë

    Ne njohim, ndjekim dhe zbatojmë, procedurat dhe standartet më të mira ne fushën e transportit ndërkombëtar të mallrave. Në cdo moment ne dimë t'ju themi ku ndodhet ngarkesa juaj.